Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rrahja brutale e Hekuran Hodës, këta janë të dyshuarit – 3 prej tyre përfundojnë në mbajtje

GD
Gazeta Demos6 gusht 2025 në 10:04
Rrahja brutale e Hekuran Hodës, këta janë të dyshuarit – 3 prej tyre përfundojnë në mbajtje

Një rrahje brutale është shënuar mbrëmjen e së hënës në Gjakovë, ku komandanti i UÇK -s ë, Hekuran Hoda është sulmuar nga disa persona, si pasojë e një mosmarrëveshjeje që kishte ndërlidhje me djalin e tij, e ku Demos ka raportuar lidhur me ngjarjen.

Derisa Sinjali ka shkruar për emrat e pesë personave që dyshohen për këtë rast, ku tre prej tyre janë ndaluar nga Policia.

Ngjarja ka ndodhur më 04 gusht 2025, rreth orës 18:30, në rrugën “Ymër Pula”, afër restorantit “Conti”. Viktima është identifikuar si Hekuran Hoda, rreth 60-vjeçar, i cili ka deklaruar se ishte ftuar nga Avdyl Zeneli, rreth 57-vjeçar për një takim pajtues në lidhje me një konflikt që ky i fundit kishte pasur me djalin e tij, Dijamant Hoda.

Por, takimi i supozuar për pajtim ka përfunduar me dhunë fizike të organizuar.

Sipas burimeve të Sinjalit, sapo viktima iu afrua restorantit, u sulmua nga një person me kapelë dhe xhaketë që e goditi në fytyrë me grusht, e më pas iu bashkuan edhe katër persona të tjerë, të cilët e goditën me shqelma, boksa dhe mjete të forta.

Pas sulmit, Hoda është dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.

Falë pamjeve të kamerave të sigurisë dhe punës operativo-hetimore të Njësisë së Hetimeve, është arritur të identifikohen të dyshuarit: Gentonis Alija , rreth 27-vjeçar, H axhi Zeneli, rreth 20-vjeçar, Aridon Zenelaj , rreth 20-vjeçar, Avdyl Zeneli, rreth 57-vjeçar, dhe Edon Zeneli , rreth 27-vjeçar

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve sipas detyrës zyrtare. Tre prej tyre (Gentonis Alija, Haxhi Zeneli dhe Aridon Zenelaj) e kanë pranuar veprën dhe janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Ndaj dy të tjerëve, Avdyl Zeneli dhe Edon Zeneli, është vendosur lirimi në procedurë të rregullt.

Ndaj të gjithë të dyshuarve është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor ”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

Më shumë nga Lajme

  • 17:43Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje
  • 17:31SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
  • 17:27Komandanti i FSK-së priti në takim senatoren Ernst, diskutohet forcimi i bashkëpunimit
  • 17:22Plani i Vuçiqit për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar realist me pasoja për Kosovën?
  • 17:16I zhdukur që nga 2 korriku, Policia kërkon ndihmë për gjetjen Xhafer Raqin