Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot në Rahovec, shkruan GazetaDemos.
GazetaDemos merr vesh nga burimet e saja se një vajzë rreth moshës 14 vjeçare është dhunuar nga disa persona për 4 orë rresht.
Të njejtat burime i thanë “Demosit” se e mitura është marrë me dhunë nga një veturë “Golf 4”, dhe është dërguar në një vilë në Rugovë dhe pas aktit të rëndë atë e kanë lënë në rrugë.