Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Raportohet se Gjykata në Beograd ka lëshuar urdhërarrest për Milan Radoiçiqin

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2026 në 15:19
Raportohet se Gjykata në Beograd ka lëshuar urdhërarrest për Milan Radoiçiqin

Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar masën e paraburgimit dhe ka lëshuar urdhërarrest për Milan Radoiçiqin, i dyshuar për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumi hulumtues serb BIRN, i cili raporton se vendimi i gjykatës erdhi pasi Radoiçiqi nuk iu përgjigj detyrimit për t’u paraqitur në stacionin policor të Savski Venacit më 15 nëntor.

Radoiçiqi, ish-nënkryetar i Listës Serbe, ishte i obliguar të paraqitej në polici dy herë në muaj, më datat 1 dhe 15, në mënyrë që të dëshmonte se vazhdonte të qëndronte në vendbanimin e deklaruar.

Sipas BIRN-it, ai deri më tani e kishte respektuar këtë detyrim. Paraqitja e fundit e tij në polici ishte më 1 nëntor.

Gjykata e Lartë në Beograd kishte njoftuar më herët se, në kuadër të procedurës penale për sulmin në Banjskë, Radoiçiqit i ishte ndaluar largimi nga vendbanimi pa lejen e gjykatës, i ishte konfiskuar pasaporta dhe i ishte caktuar detyrimi për t’u paraqitur rregullisht në polici.

Pas mungesës së tij më 15 nëntor, policia ishte e obliguar ta njoftonte zyrtarisht gjykatën. Sipas BIRN-it, Gjykata e Lartë ka vendosur më pas caktimin e paraburgimit dhe lëshimin e urdhërarrestit.

Ndërkohë, ish-inspektori i pavarur i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Milan Zvezdanoviq, kishte deklaruar më 13 nëntor në televizionin N1 se, sipas informacioneve jozyrtare që kishte nga BIA, Radoiçiqi ishte larguar nga Serbia një ditë më parë dhe kishte shkuar në Moskë.

Radoiçiqi është i dyshuar në Serbi për disa vepra penale që lidhen me sulmin e armatosur në Banjskë, ku më 24 shtator 2023 u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai e kishte marrë përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur disa ditë pas sulmit.

Pavarësisht se hetimet në Serbi kanë nisur që nga viti 2023, Prokuroria e Lartë në Beograd ende nuk ka ngritur aktakuzë ndaj tij.

Ndërkaq, në Kosovë, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë, me Radoiçiqin në krye të listës së të akuzuarve.

gjykatabeogradmilan

Të ngjashme

Gjykata në Britani e shpall të pafajshëm ushtarin e FSK-së

Gjykata në Britani e shpall të pafajshëm ushtarin e FSK-së

14:32
“Isha i dehur, fola pa vetëdije”, i akuzuari për kanosjen e Kurtit pranon fajësinë, por gjykata ia refuzon

“Isha i dehur, fola pa vetëdije”, i akuzuari për kanosjen e Kurtit pranon fajësinë, por gjykata ia refuzon

13:59

Më shumë nga Lajme

  • 15:50Qeveria e Kosovës reagon pas vendimit të Gjykatës Speciale
  • 15:30“VALOR SHIELD 2026”, forcat speciale të FSK-së dhe partnerët ndërkombëtarë zhvillojnë ushtrime të përbashkëta
  • 15:27Klestor Veseli kërkon reagim institucional pas vendimit të Hagës
  • 15:11​Haziri për aktgjykimin në Hagë: Evropa e sheh Kosovën të paaftë dhe jogarantuese për menaxhim
  • 15:08Mungesa e masave për sigurimin e punëtorëve, ndalen punimet në dy objekte në Gjakovë