Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, komentoi aktgjykimin e sotëm në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ai kritikoi këndvështrimin evropian për Kosovën, duke e parë si një vend i paaftë dhe jo garantues!
për të menaxhuar politikat e brendshme.
“Ushtria me emërtimin UÇK lindi më 17 nëntor 1994, diku në Zvicër.
Pas 34 vitesh nga lindja e Ushtrisë Çlirimtare, më 17 nëntor 2026, në Hagë u dha një tjetër vendim dënues, si pasojë e pengimit të drejtësisë.
Haga dhe Dhomat e Specializuara u krijuan pikërisht për shkak të pengimit të drejtësisë dhe të dëshmitarëve.
Në të vërtetë, kjo nuk ka ndodhur, por ky është këndvështrimi evropian për Republikën e Kosovës në administrimin e politikave të saj të brendshme, si një vend i paaftë dhe jo garantues!”, shkroi në Facebook, Haziri.