Forcat e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Policisë së Kosovës dhe forcave partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria dhe Kroacia kanë marrë pjesë në ushtrimin e përbashkët shumëkombësh “VALOR SHIELD 2026”.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila përmes një postimi ka theksuar se ushtrimi është zhvilluar në lokacione të ndryshme në Kosovë.
Sipas ambasadës, me mbështetjen dhe kontributin e rëndësishëm të Ambasadës Amerikane dhe Grupit të saj Ushtarak (MILGP), ky ushtrim ka pasur për qëllim forcimin e kapaciteteve të operacioneve speciale, rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave pjesëmarrëse dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë.
