Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ramadani për masat emergjente të energjisë: Qeveria duhet të sigurojë furnizim pa reduktime dhe pa rritje të faturave

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2026 në 08:21
Ramadani për masat emergjente të energjisë: Qeveria duhet të sigurojë furnizim pa reduktime dhe pa rritje të faturave

Seanca e Kuvendit, e cila u shoqërua edhe me ndërprerje të energjisë elektrike, ishte edhe seanca kur deputetët miratuan masat emergjente për furnizimin me rrymë.

Për këtë vendim deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka kritikuar politikat energjetike të Qeverisë Kurti, duke thënë se Kosova është bërë e varur nga importi i energjisë elektrike.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online,  ka vlerësuar se kjo është një ndër dështimet e Qeverisë Kurti gjatë pesë vjetëve të fundit, pasi, sipas tij, vendi është vendosur në një situatë të varësisë nga blerja e energjisë elektrike.

“Ne si Aleancë kemi pasur një debat parlamentar pikërisht për çështjen e energjisë elektrike, pra rrymës, edhe të problemeve dhe mungesave në planifikim e mbi të gjitha në prodhim, sepse blerja e rrymës është rritur në mënyrë enorme për një fakt të vetëm dhe ai fakt është se Kosova po prodhon më pak rrymë elektrike sesa që ka prodhuar më herët. Dhe kjo është një prej gabimeve më të mëdha dhe dështimeve më të mëdha të Qeverisë Kurti, jo vetëm sot, po tash e pesë vjet me faktin që ka ndërprerë projektet për prodhimin e energjisë elektrike dhe e ka vendosur Kosovën në situatë që është totalisht e varur nga blerja e rrymës e që kryesisht pastaj i bie nga blerja e rrymës nga mafia energjetike që ekziston në Ballkan”, ka deklaruar Ramadani.

Duke folur për masat emergjente të propozuara nga Qeveria dhe të miratuara nga Kuvendi, deputeti ka thënë se ato duhet të zbatohen në mënyrë profesionale dhe të kujdesshme, në mënyrë që të mos krijojnë barrë shtesë për qytetarët.

“Masat të cilat i ka propozuar Qeveria dhe i ka miratuar Kuvendi, unë e kam thënë edhe në Komisionin përkatës për Ekonomi, përkundër 100 vërejtjeve, këto masa do të duhej që të mbahen në nivel profesional e të qartë e të saktë në mënyrë që furnizimi të mos mungojë, por kjo në të njëjtën kohë mos t’i kushtojë qytetarëve shumë më shtrenjtë në faturat e rrymës”, ka thënë ai.

Ramadani ka theksuar se përgjegjësia kryesore e Qeverisë duhet të jetë garantimi i furnizimit të rregullt me energji elektrike, pa ndërprerje dhe pa rritje të faturave për konsumatorët.

“Që i bie nëse e përmbledhi, Qeveria duhet të angazhohet jashtëzakonisht shumë për furnizimin me rrymë, pra nuk duhet të ketë reduktime dhe nuk duhet të rriten faturat e rrymës”, ka deklaruar Ramadani.

Në seancën e 19 nëntorit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar pas mesnatës vendimin e Qeverisë për vendosjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike, të cilat do të jenë në fuqi për 60 ditë.

Vendimi mori mbështetjen e 61 deputetëve, ndërsa pika u përfshi në rendin e ditës përmes një mocioni, gjatë seancës që vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit të së premtes.

Sipas masave të miratuara, ndërmarrja “Ibër-Lepenci” obligohet të prodhojë energji elektrike nga hidrocentrali i Ujmanit për konsumatorët që gëzojnë të drejtën e shërbimit universal.

Po ashtu, parashihet themelimi i një Komiteti Teknik Emergjent, i cili do të ketë rol në trajtimin e situatës së krijuar në sektorin energjetik.

Vendimi u përcoll me kundërshtime nga opozita.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, kërkoi dorëheqjen e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke e bërë përgjegjëse për krizën energjetike në vend.

Kritika pati edhe nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, e cila kundërshtoi qasjen e Qeverisë ndaj sektorit të energjisë dhe mënyrën e rregullimit të këtij tregu.

Ndërkohë, Kuvendi miratoi në parim edhe Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë, me 61 vota për. Votimi u zhvillua rreth orës 00:45, pasi edhe kjo pikë ishte përfshirë në rendin e ditës përmes mocionit.

Gjatë diskutimit, Ymeri kritikoi projektligjin, duke pretenduar se tregtarët e energjisë kanë ndikim mbi rregullatorin dhe se ndryshimet ligjore janë bërë vetëm për të përmbushur kërkesat e paketës evropiane.

Me 61 vota për, deputetët miratuan në lexim të parë edhe Projektligjin për Efiçencën e Energjisë, ndërsa votimi për këtë pikë përfundoi rreth orës 01:15.Ramadani për masat emergjente të energjisë: Qeveria duhet të sigurojë furnizim pa reduktime dhe pa rritje të faturave

Me 61 vota për, deputetët miratuan në lexim të parë edhe Projektligjin për Efiçencën e Energjisë, ndërsa votimi për këtë pikë përfundoi rreth orës 01:15.

energjisëelektrikeramadani

Të ngjashme

Ngrohni shtëpinë me klimë? Gabimet në përdorim mund t’ju rrisin faturën e energjisë elektrike

18:27
Haxhimusa: Sa më shumë që importojmë energji elektrike, aq më shumë rriten tarifat

18:15
“Rryma është kulmi”, Ramadani ia numëron dështimet Kurtit

15:51
Kriza energjetike, ish-ministri i Energjisë: E papranueshme se si Kurti s’bisedon me Ramën për bashkëpunimin afatgjatë me KESH’in

20:06

Më shumë nga Lajme

  • 08:31Mungesa e furnizimit me rrymë, sot protestohet në Prizren
  • 08:27Sekuestrohet një armë zjarri me gjashtë fishekë në Skenderaj
  • 08:26Bizneset kërkojnë mbështetjen e Qeverisë përballë reduktimeve të rrymës dhe shtrenjtimit të prodhimit
  • 08:19‘’Përgjigja është e shkurtë, jo asnjëherë’’, Molliqaj flet për bashkëpunimin e mundshëm me Kurtin
  • 08:18Studentët e UP-së protestojnë sot para rektoratit