Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Bizneset kërkojnë mbështetjen e Qeverisë përballë reduktimeve të rrymës dhe shtrenjtimit të prodhimit

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2026 në 08:26
Bizneset kërkojnë mbështetjen e Qeverisë përballë reduktimeve të rrymës dhe shtrenjtimit të prodhimit

Bizneset prodhuese në Kosovë po përballen me reduktime të shpeshta të energjisë elektrike dhe rritje të kostove të prodhimit, të cilat po ndikojnë në proceset e punës, shkaktojnë humbje dhe vështirësojnë konkurrueshmërinë e tyre në treg.

Përfaqësues të kompanive prodhuese kanë ngritur këto shqetësime duke kërkuar mbështetje institucionale përmes investimeve në energji solare dhe lehtësimeve për prodhuesit.

Kadir Bajrami, menaxher në një kompani prodhimi, e cila merret me grumbullimin dhe përpunimin e frutave malore, bimëve mjekësore dhe frutave, ka thënë për EO se kompania operon kryesisht në tregjet ndërkombëtare, ndërsa për produktet e reja ushqimore është e pranishme edhe në tregun vendor.

“Ne zakonisht me me programin që kemi me frutate të egra, operojmë 98% në vendet evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtetet Arabe. Po ashtu në programin tjetër që kemi filluar që tre vite jemi në tregun e brendshëm vendor, po ashtu bëjmë edhe eksporte jashtë vendit”, tha Bajrami.

Ai ka theksuar se ndërprerjet e energjisë elektrike paraqesin problem serioz për bizneset, pasi shkaktojnë humbje dhe dëmtime të inventarit.

Tutje, Bajrami ka potencuar që Qeveria të mbështesë prodhuesit përmes granteve për instalimin e paneleve solare.

“Çdo biznes, çdo vend normalisht ka sfida, ka probleme. Për fat të mirë te në kompaninë tonë në zonën e Dragashit nuk kemi pasur shumë reduktime. Po përkundrazi është një problem shumë i madh që ndikon si në kosto të prodhimit, shkakton humbje, bën prishje të invertarit, ka shumë efekte. Qeveria të jetë krah popullit, përkrahjen, është puna me për shembull me rrymën, të jenë grante me energji solare, të ndihmojnë pak në kursime që të jetë diçka më e lehtë për përballimin e kostave sa i përket prodhimtarisë. Zakonisht ne punëtor vjetor i kemi 35 deri në 40, kurse sezonal shkon deri në 100”, theksoi ai.

Ndërkaq, Samir Durmishi, drejtor në një kompani që merret me prodhimin e pastave dhe jufkave artizanale, ka thënë se ndërprerjet e energjisë elektrike po e vështirësojnë ndjeshëm punën e fabrikës.

Ai ka sqaruar se përdorimi i gjeneratorëve është tepër i kushtueshëm dhe se kompania nuk mund ta përballojë prodhimin në këtë mënyrë, ndërsa reduktimet, sipas tij, po ndodhin pothuajse çdo ditë.

“Kryesisht operojmë vetëm në tregun e Kosovës për momentin. Jemi duke shikuar për tregje të tjera. Sfida për mungesën e energjisë elektrike është duke na shkaktuar shumë dëm, ku me gjenerator është kosto e papërballueshme për prodhimin. Domethënë ne nuk mundemi me me punu me gjenerator. Ndërprerje kemi gati thuajse çdo ditë, ku është shumë problem edhe për prodhimin, edhe për punëtorët, edhe për të gjitha. Për arsye që s’po mundemi me i përballu ndryshe”, potencoi ai.

Durmishi ka ngritur shqetësimin edhe për rritjen e kostove të prodhimit, duke thënë se çmimet e lëndës së parë dhe derivateve ndikojnë drejtpërdrejt në veprimtarinë e kompanisë. Ai ka kërkuar mbështetje për prodhuesit, duke përmendur edhe lehtësirat në zbatimin e TVSH-së si një nga mundësitë për uljen e barrës financiare.

“Çmimi te kostot e prodhimit është duke ndikuar shumë, ku ka ndikuar kur edhe nga lënda e parë te derivatet, sepse çdo gjë varet, sepse ne çdo gjë e kemi lëndë të parë, e kemi miellin, ku çdo gjë është e lidhur me derivatet. Ka ndikuar, por që po presim një stabilizim për derivatet. Unë mendoj që ka plot lloje, plot mundësi për me e ndihmu neve. Një ndër mundësitë është që edhe me zbatimin e TVSH-së, që ndikon shumë te ne si prodhues”, theksoi ai.

biznesetprodhimitkërkojnë

Të ngjashme

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

10:43

Më shumë nga Lajme

  • 08:31Mungesa e furnizimit me rrymë, sot protestohet në Prizren
  • 08:27Sekuestrohet një armë zjarri me gjashtë fishekë në Skenderaj
  • 08:21Ramadani për masat emergjente të energjisë: Qeveria duhet të sigurojë furnizim pa reduktime dhe pa rritje të faturave
  • 08:19‘’Përgjigja është e shkurtë, jo asnjëherë’’, Molliqaj flet për bashkëpunimin e mundshëm me Kurtin
  • 08:18Studentët e UP-së protestojnë sot para rektoratit