Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë me gjashtë fishekë gjatë kontrollit të një veture në Skenderaj.
Sipas njoftimit të Policisë, personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


