Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Teknologji

Ngrohni shtëpinë me klimë? Gabimet në përdorim mund t’ju rrisin faturën e energjisë elektrike

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 18:27
Ngrohni shtëpinë me klimë? Gabimet në përdorim mund t’ju rrisin faturën e energjisë elektrike

Klimat inverter janë një nga alternativat më praktike dhe ekonomike për ngrohjen e shtëpisë gjatë dimrit.

Megjithatë, mënyra e përdorimit të tyre ndikon drejtpërdrejt në konsumin e energjisë elektrike dhe efikasitetin e ngrohjes.

Një nga gabimet më të shpeshta është vendosja e temperaturës në 26 gradë ose më shumë, me bindjen se ambienti do të ngrohet më shpejt.

Foto ilustruese

Në fakt, kjo nuk e përshpejton procesin, por vetëm bën që pajisja të punojë më gjatë për të arritur temperaturën e caktuar. Si temperaturë fillestare rekomandohen 20 deri në 22 gradë.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është mënyra e përdorimit gjatë kohës kur nuk ndodheni në shtëpi.

Nëse largoheni për disa orë, mund ta ulni temperaturën dhe ta rregulloni përsëri pas kthimit.

Po ashtu, pastrimi i rregullt i filtrave është i domosdoshëm, pasi pluhuri mund të pengojë qarkullimin e ajrit dhe të ndikojë në funksionimin e klimës.

Për një ngrohje më efikase, rekomandohet që njësia e brendshme të mos pengohet nga mobiliet dhe njësia e jashtme të ketë hapësirë të mjaftueshme për qarkullimin e ajrit.

Gjithashtu, izolimi i mirë i dyerve dhe dritareve ndihmon në ruajtjen e nxehtësisë dhe parandalimin e humbjeve energjetike.

Duke respektuar këto këshilla, ngrohja me klimë inverter mund të jetë më e rehatshme dhe më ekonomike, duke ndihmuar njëkohësisht në uljen e shpenzimeve mujore të energjisë elektrike

elektrikeklimë

Të ngjashme

Haxhimusa: Sa më shumë që importojmë energji elektrike, aq më shumë rriten tarifat

Haxhimusa: Sa më shumë që importojmë energji elektrike, aq më shumë rriten tarifat

18:15

Më shumë nga Teknologji

  • 12:47GTA 6 thyen rekordet që në ditën e parë, 2.36 miliardë dollarë të ardhura dhe 24.5 milionë kopje të shitura