Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kriza energjetike, ish-ministri i Energjisë: E papranueshme se si Kurti s’bisedon me Ramën për bashkëpunimin afatgjatë me KESH’in

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2026 në 20:06
Kriza energjetike, ish-ministri i Energjisë: E papranueshme se si Kurti s’bisedon me Ramën për bashkëpunimin afatgjatë me KESH’in

Çështja e energjisë është bërë temë diskutimi edhe një herë, për të satin vit radhazi. Si në vitet paraprake, edhe këtë vit, qeveria e vendit ka paralajmëruar sërish ‘’dimër të vështirë’’.

Si rrjedhojë e kësaj, partitë opozitare e njohës të fushës kanë hedhur kritika drejt ekzekutivit për menaxhimin e këtij sektori.

Kritika kanë ardhur edhe nga ish-politikan të vendit. Një nga ta është ish-ministri i Energjisë dhe Minierave, Ethem Çeku.

Ky i fundit, në një intervistë dhënë për REL, ka paralajmëruar se ndërprerjet e rrymës gjatë dimrit do t’i godasin veçanërisht bizneset prodhuese, që detyrohen të përdorin gjeneratorë dhe të përballen me kosto shtesë. I njëjti, e ka cilësuar si të ‘’papranueshme’’ mosbisemet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, për këtë çështje.

‘’Është shumë e papranueshme, e pakuptueshme se si kryeministri ynë [Albin Kurti] nuk ulet me bisedu me kryeministrin e Shqipërisë [Edi Rama] dhe ta përzgjedh bashkëpunimin afatgjatë me KESH-in”, tha ai duke iu referuar bashkëpunimit me Korporatën Energjetike të Shqipërisë’’, ka thënë ai.

Çeku, është shfaqur kritikë edhe lidhur me vendimin e qeverisë, e cila pak ditë më parë, ka miratuar ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe.

Për këtë vendim, Çeku, ka theksuar se ‘’energjia është treg i hapur’’, dhe se e njëjta ‘’nuk duron korniza politike’’.

“Unë nuk e shoh diçka që është bërë ndonjë hap i mençur. Energjia nuk duron mekanizma apo korniza politike, është treg i hapur. Neve na nevojitet që të blejmë energji me kosto sa më të lirë për qytetarin dhe për bizneset tona”, ka thënë ai.

Ndryshe, qeveria e udhëhequr nga Kurti, ka qenë cak i kritikave të shpeshta dhe të shumta lidhur me situatën e rrymës. Të njëjtat janë bërë si pasojë e rritjes së disahershme të çmimit të energjisë, gjë e cila, sipas kritikëve, ka ndikuar edhe në shtrenjtimin e çmimeve të produkteve të tjera, kësisoj, të ndikojë edhe në shtrenjtimin e kostos së jetesës

energjisëpapranueshmeenergjetike

Të ngjashme

Hoti: Ndërprerja e energjisë në Kuvend tregon ku është katandisur qeverisja e këtyre dështakëve

Hoti: Ndërprerja e energjisë në Kuvend tregon ku është katandisur qeverisja e këtyre dështakëve

12:08
Bajrami: Nga sot reduktimet e energjisë lejohen me vendim të Kuvendit

Bajrami: Nga sot reduktimet e energjisë lejohen me vendim të Kuvendit

10:44
KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në Ferizaj, si masë preventive ndaj erës

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në Ferizaj, si masë preventive ndaj erës

23:21
Tahiri kritikon Qeverinë për krizën energjetike: Qytetarët po mbesin në terr, strategjia duhet të ndryshojë

Tahiri kritikon Qeverinë për krizën energjetike: Qytetarët po mbesin në terr, strategjia duhet të ndryshojë

13:12

Më shumë nga Lajme

  • 19:44Protesta në Tiranë: Policia vendos kordon në rrugë, studentët rreshtohen pranë Kryeministrisë
  • 19:38135 banesa drejt përfundimit në Pejë, Kurti paralajmëron vazhdimin e projekteve në disa komuna
  • 19:18Kërkesa për lirimin e pronave afër xhamisë, gjykata rrëzon vendimin e komunës së Prishtinës
  • 19:05“Dora që s’e rrëzoi dot Serbia!”, Çlirim Haziri me mesazh të fuqishëm për Bacën Jakup
  • 18:59Kraki në Bruksel: Kosova të trajtohet me standarde të njëjta si Ukraina dhe Moldavia