Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Bajrami: Nga sot reduktimet e energjisë lejohen me vendim të Kuvendit

GD
Gazeta Demos20 nëntor 2026 në 10:44
Bajrami: Nga sot reduktimet e energjisë lejohen me vendim të Kuvendit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se nga sot reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit të Kosovës. 

Duke komentuar vendimin e Kuvendit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në sektorin e energjisë, ajo ka thënë se tash për 60 ditë, energjia mund të ndërpritet kurdo dhe kudo, sepse këtë e lejon Kuvendi me vendim. 

“Pra, ky vendim nuk e përmirëson furnizimin me energji, ky vendim e mbron KEDS/KESCO-n nga paditë eventuale për dëmet që po bëhen nga ndërprerjet e energjisë elektrike. Po, vendimi e detyron edhe Ibër-Lepencin të prodhojë energji për Shërbimin Universal, por kapaciteti i instaluar i tij është vetëm rreth 30 MW. Tash mendojeni vetë sa mund të përmirësohet gjendja me 30 MW”, ka shkruar Bajrami. 

Ajo ka thënë se vendimi mbi të gjitha vlen për t’i arsyetuar reduktimet, për blerjen e energjisë elektrike, duke anashkaluar rregullat e prokurimit publik e për kontraktimin e kompanive për investime e remonte në KEK, pa procedurat e zakonshme të prokurimit. 

“Mos të harrojmë, masat emergjente për furnizim me energji u shpallën për herë të parë më 21 dhjetor 2021. Gati pesë vjet më vonë, ende po qeverisin me masa emergjente. Ndërkohë: – Nuk ka kontrata afatgjata për blerje të energjisë. – Remontet kanë dështuar dhe kontratat janë lidhur shumëfish më shtrenjtë. – Strategjia e Energjisë nuk po zbatohet. – Nuk janë ndërtuar kapacitete të reja gjeneruese”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ajo ka thënë se për këtë situatë ka vetëm një zgjidhje: kapacitete të reja gjeneruse. “Jemi vonë, por nëse nuk fillojmë, kriza vetëm do të thellohet, shumë shpejt do të vijmë në pikën ku as qytetarët e as buxheti i Kosovës s’ka me i përballu faturat e energjisë”, ka shkruar ajo.

energjisëvendimbajrami

Të ngjashme

Hoti: Ndërprerja e energjisë në Kuvend tregon ku është katandisur qeverisja e këtyre dështakëve

Hoti: Ndërprerja e energjisë në Kuvend tregon ku është katandisur qeverisja e këtyre dështakëve

12:08
KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në Ferizaj, si masë preventive ndaj erës

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në Ferizaj, si masë preventive ndaj erës

23:21
“Ku janë 100 mijë vendet e punës?”, Bajrami akuzon Qeverinë për propagandë – publikon shifrat e Trustit

“Ku janë 100 mijë vendet e punës?”, Bajrami akuzon Qeverinë për propagandë – publikon shifrat e Trustit

20:01
Derisa po ua mbante testin studentëve është ndalur rryma, Bajrami: Qeveria duhet të vijë urgjentisht në Kuvend me një plan konkret për kapacitete të reja gjeneruese

Derisa po ua mbante testin studentëve është ndalur rryma, Bajrami: Qeveria duhet të vijë urgjentisht në Kuvend me një plan konkret për kapacitete të reja gjeneruese

18:37

Më shumë nga Lajme

  • 11:38Balla poston videon e Jakup Krasniqit: Shqipëria dhe Kosova i duan në shtëpi komandantët e lirisë
  • 11:29E rëndë në Istog: Gjendet i vdekur një person në fermën e peshqve ku punonte
  • 11:11Mjekët e rinj protestojnë – Racaj kundërshton shifrat e Kurtit, 534 mjekë janë të papunë
  • 10:55Vrasja e trefishtë në Gllogjan, gjykata arsyeton lirimin e të akuzuarve: Asnjë dëshmitar nuk e identifikoi autorin
  • 10:43Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë