Protesta e thirrur nga studentët vijon edhe në orët e mbrëmjes në Tiranë, ku tashmë policia ka vendosur kordon për të kufizuar lëvizjen e protestuesve.
Këta të fundit kanë vazhduar marshimin pa incidente dhe tashmë ata janë pozicionuar pranë Kryeministrisë.
Fillimisht, protestuesit kanë marshuar në Rrugën e Kavajës, ku janë përballur me një kordon policie që u ka penguar avancimin.
Pas bllokimit, turma është kthyer drejt qendrës së Tiranës. Më herët, pas bllokimit të qarkullimit në Rrugën e Durrësit, protestuesit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit.
Fillimisht u raportua se destinacioni i tyre ishte selia e Partisë Socialiste, por më pas itinerari u ndryshua.
Protestuesit gjatë marshimit i kanë vënë zjarrin disa kazanëve me mbeturina.
Kujtojmë, studentët po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit i ka ftuar disa herë për dialog, por kërkesa e tij është refuzuar