Parlamenti Studentor ka nisur protestën para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ky veprim sindikal i studentëve ka ardhur pas pakënaqësive që kanë shprehur lidhur me mënyrën e komunikimit të rektorit Arben Hajrullahu.
Sipas tyre, rektori i ka kërcënuar ata përmes një e-mail, për çka ka nxitur reagimin e tyre kundërshtues.
Gjatë së enjtes, ata kanë qëndruar para Rektoratit, ku më pas ka dalë rektori dhe i ka ftuar në takim për të dialoguar.


