Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Sarajevë është riafirmuar përkushtimi për thellimin e bashkëpunimit mes dy kryeqyteteve
Rama ka theksuar rëndësinë e partneriteteve mes qyteteve, duke thënë se ato janë thelbësore për zhvillim, shkëmbim përvojash dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve.



