Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Izrael për një vizitë dyditore, e cila do të përfshijë pjesëmarrjen në Konferencën Ndërkombëtare për Luftimin e Antisemitizmit të martën.
Mediat izraelite shkruan se Rama ishte këtë mëngjes në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit për ta vizituar Murin Perëndimor dhe Kishën e Varrit të Shenjtë. Ai është planifikuar të takohet privatisht me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu sot.
Time of Israel shkruan se “Shqipëria, e cila është rreth 50% myslimane, është një nga aleatët më të afërt të Izraelit në Europë”.
