Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj ka thënë se gjasat që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë zero.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në në Samitin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, të mbajtur të mërkurën në Bruksel, sikurse edhe në takime tjera me zyrtarë të vendeve të BE-së ka përsëritur kërkesën që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat.
Por, Prenkaj ka thënë se kërkesa nga kryeministri është e drejtë, por sipas tij, vendo ka ngecur në këtë drejtim.
“Gjasat që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE janë më pak se zero. Kosova ka degraduar në këtë drejtim më tepër sesa që ka anëtarësuar. Brukseli ka kriteret e saja, kushtet që paraqet dhe të cilat Kosova nuk është në gjendje për një kohë të gjatë t’i plotësojë”, ka thënë ai.


