Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haradinaj: Lidhja e shkurtër, Albini e Dejona i lanë jashtë pagës minimale veteranët e luftës

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2026 në 21:06
Haradinaj: Lidhja e shkurtër, Albini e Dejona i lanë jashtë pagës minimale veteranët e luftës

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë për përjashtimin e veteranëve të luftës nga përfitimi i pagës minimale, duke e cilësuar këtë veprim si përçmim të kontributit dhe sakrificës së tyre.

Në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haradinaj ka thënë se një vendim i tillë dërgon mesazh të gabuar për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pse u desh të liheshin veteranët e luftës jashtë pagës minimale? Pse, ku i ndihmon më shumë? Së pari, e çon një porosi në publikun tonë që nuk njihet kontributi dhe sakrifica, e dyta, imagjinoni kur t’i largon veteranët prej listës, me ndihmën e Listës Serbe”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka përmendur edhe protestën e mbajtur në Kuvend, duke thënë se në të njëjtën ditë është publikuar videoja e daljes së parë publike të UÇK-së.

Haradinaj ka theksuar se shumë veteranë vuajnë nga sëmundje dhe trauma të shkaktuara nga lufta, ndërsa ka kritikuar atë që e cilësoi si përjashtim të tyre nga përfitimet.

“A e dini që veteranët, shumica prej tyre, vuajnë nga sëmundjet, kanë trauma? Si i përjashtoni? Unë këtë e quaj lidhje të shkurtër, këtë qeverisje që e bëjnë Albini e Dejona. S’ka tjetër kush në këtë Kosovë”, ka thënë Haradinaj në Kanal 10.

haradinajveteranëtpagës

Të ngjashme

Haradinaj në Ditën e Forcës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen

Haradinaj në Ditën e Forcës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen

12:46
Ramush Haradinaj shihet bashkë me vëllain e Kadri Veselit dhe djalin e Ibrahim Rugovës tek shtëpia e Sabit Gecit në Llaushë

Ramush Haradinaj shihet bashkë me vëllain e Kadri Veselit dhe djalin e Ibrahim Rugovës tek shtëpia e Sabit Gecit në Llaushë

12:12
“Greqia ishte gati ta njohë Kosovën”, Haradinaj: Refuzimi i LNG-së bëri që të ndryshonte qëndrim

“Greqia ishte gati ta njohë Kosovën”, Haradinaj: Refuzimi i LNG-së bëri që të ndryshonte qëndrim

22:54
“Populli im, ju jam borxh gjithë jetën”: Haradinaj kujton betejën e padrejtë me Hagën dhe triumfin e tij

“Populli im, ju jam borxh gjithë jetën”: Haradinaj kujton betejën e padrejtë me Hagën dhe triumfin e tij

22:48

Më shumë nga Lajme

  • 22:05Ndalimi i mozaikut të Nënës Terezë, reagon nënkryetari i Prishtinës: U pengua me “urdhra në formë britmash”
  • 21:49Gani Koci gati ta mposhtë kanceri në mëlçi: Sëmundja është në fazën përfundimtare të largimit, ju jam borxhli përjetë
  • 21:40Ndalimi i muralit të Nënës Terezë në Prishtinë, Ministria e Ekonomisë: U bë me urdhër të Prokurorisë
  • 21:26Takim me ushtarakët serbë në Prishtinë, KFOR del me sqarim
  • 21:18Ministria e Mjedisit refuzon projektin për lagjen “Ulpiana”