Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka rrëfyer në emisionin “Politiko” në Kanal 10 një bisedë që kishte zhvilluar me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, pas vrasjes së vëllait të tij, Enver Haradinaj.
Ai ka treguar se Rugova, në shenjë respekti pas vrasjes së Enverit, kishte shpallur ditë zie, ndërsa gjatë takimit kishin zhvilluar edhe një bisedë lidhur me vrasjet dhe përpjekjet për të nxitur vëllavrasje mes shqiptarëve.
“Më kujtohet kur në varrimin e vëllait tim, Enverit, presidenti Rugova e pati shpallur ditë zie. Më tha: ‘Çka do me thanë, kryeministër?’. I thashë: ‘President, edhe ti e di se dikush po mundohet me na mbjellë vëllavrasjen’”, ka rrëfyer Haradinaj.




