Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur thirrjen publike për mbështetje për studentët përmes bursës së mobilitetit.
Sipas Ministrisë, mbështetja do të shpërndahet në formë të pagesave mujore sipas kalendarit akademik duke përfshirë studentët të cilët jetojnë në distancë deri në 20 kilometra nga shtëpia deri te universiteti, me nga 30 euro, nga 21 deri në 50 kilometra, me nga 50 euro dhe studentët me distancë mbi 50 kilometra, me nga 70 euro në muaj.


