Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kushtetueja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Një fitore për ne

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2026 në 20:20
Kushtetueja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Një fitore për ne

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën për pezullimin e dispozitës që parashikon gjoba për protestuesit që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve.

Vendimi u mor më 26 nëntor, me shumicë votash, ndërsa çështja do të shqyrtohet me përparësi. Studentët e kanë cilësuar vendimin si një fitore, dy ditë para protestës së paralajmëruar për 28 Nëntorin.

Përveç pezullimit të zbatimit të dispozitës për gjobat, sipas studentëve Gjykata ka vendosur që çështja të shqyrtohet me përparësi.

“Një fitore për studentët përpara protestës së 28 Nëntorit! Sot, Gjykata Kushtetuese pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave.

Më 26 nëntor, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me shumicë votash, pranoi pjesërisht kërkesën tonë për pezullimin e aktit normativ nr. 5, datë 28.10.2026, që ndryshoi ligjin “Për tubimet”. Gjykata pezulloi zbatimin e dispozitës që ndëshkon me gjobë çdo protestues që merr pjesë në bllokimin e një rruge gjatë tubimit. Gjykata vendosi gjithashtu ta shqyrtojë çështjen me përparësi.

Kërkesën e paraqitëm së bashku me Qendrën Res Publica, Komitetin Shqiptar të Helsinkit, Shoqatën Ornitologjike të Shqipërisë dhe EcoAlbania. Kemi kërkuar shfuqizimin e aktit në tërësi.

E mirëpresim këtë vendim dhe riafirmojmë se e drejta e protestës është themel i një shoqërie demokratike. Ky nuk është ende vendimi përfundimtar, por është konfirmim se shqetësimet që ngritëm janë serioze dhe meritojnë përgjigje.

Vendimi vjen dy ditë para 28 Nëntorit, kur shqiptarët do të mblidhen sërish në sheshe për Ditën e Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, në Vlorë, liria u shpall para popullit të mbledhur. 114 vjet më vonë, e drejta për t’u mbledhur dhe për të folur lirshëm nuk duhet të varet nga leja e policisë, nga frika e gjobës apo nga vullneti i një kryeministri autokrat.

Më 28 Nëntor festojmë pavarësinë duke protestuar kundër autokracisë së Edi Ramës, për të fituar demokracinë që na është mohuar”, thuhet në reagimin e studentëve.

pezulloibllokiminstudentët

Të ngjashme

Studentët në Shqipëri themelojnë parti politike

Studentët në Shqipëri themelojnë parti politike

17:20

Më shumë nga Lajme

  • 20:32Zgjedhjet presidenciale në Serbi, ky është kandidati nga Lista Studentore
  • 20:27Rama i tregon punët e kryëra në Komunën e Prishtinës, Kurtin e godet për urën e Saradranit dhe “digën” e Lupçit
  • 20:23A ka koalicion joformal mes VV-së dhe PDK-së? Flet Jakup Nura
  • 20:17Ismajli pas vizitës te Kadri Veseli: Beteja për të vërtetën e Kosovës vazhdon në apel
  • 20:17Ardian Gjini del në terren bashkë me strukturat e Aleancës, takon biznese e qytetarë në Prizren