Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rama i reagon Bashës dhe Gashanit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 16:18
Rama i reagon Bashës dhe Gashanit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Infrastrukturës, Dimal Basha, dhe ministrit të Sportit, Blerim Gashani, duke thënë se rreziku për mosmbajtjen e Lojërave Mesdhetare 2030 po vjen pikërisht nga Qeveria.

Rama tha se ai vetë ka kërkuar që në organizimin e kësaj ngjarjeje të përfshihen edhe qytetet e tjera të Kosovës, duke mohuar se kjo është çështja për të cilën palët nuk po arrijnë marrëveshje.

Ai akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po i përdor Lojërat Mesdhetare për, siç u shpreh, “agjendën e tij populiste”.

“Kryeministri Kurti po e përdor këtë ngjarje historike për agjendën e tij populiste, duke nxitur përçarje mes qyteteve dhe duke hedhur akuza për t’iu shmangur përgjegjësisë. Ndërkohë, koha për pagesat, infrastrukturën dhe përmbushjen e obligimeve po kalon.

Rreziku për këtë organizim po vjen nga veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë:

• Mospagesa e obligimeve ndaj Komitetit Ndërkombëtar, për të cilat vetë Qeveria ka dhënë garanci.

• Përpjekjet për ndryshimin e Masterplanit të miratuar.

Afatet po mbarojnë. Çdo ditë e humbur e rëndon përgjegjësinë dhe e rrezikon këtë mundësi historike”, ka shkruar Rama.

Ai i bëri thirrje Qeverisë që t’i përmbushë obligimet e saj.

“Kuvendi meriton dinjitet. Qytetarët meritojnë të vërtetën. Kosova meriton që fjala e dhënë në emër të saj të mbahet”, përfundoi Rama.

ramamesdhetarelojërat

Të ngjashme

Përparim Rama, ministrave të Kurtit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare

Përparim Rama, ministrave të Kurtit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare

15:28
“Qeveria bllokon, ne gjejmë zgjidhje”, Rama angazhon operatorë privatë për pastrimin e Prishtinës

“Qeveria bllokon, ne gjejmë zgjidhje”, Rama angazhon operatorë privatë për pastrimin e Prishtinës

10:13
Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin

Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin

08:44
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë

Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë

22:51

Më shumë nga Lajme

  • 17:12Gucati nga Haga: Ish-krerët e UÇK-së janë mirënjohës për mbështetjen e deritanishme
  • 17:10Ia kufizoi financat krerëve të UÇK-së, Haxhi Shala fiton rastin ndaj Albulena Haxhiut
  • 16:57Ligji për Specialen nesër në Kuvend, Zyra e BE alarmon përsëri: Duhet konsultim para çdo miratimi
  • 16:56Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës që dyshohet për dallavere me prona, urdhërohet bllokimi i 48 parcelave
  • 16:54Prokuroria e Shtetit shqyrton ndryshimin e procedurave për ankesat ndaj vendimeve të prokurorëve