Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës që dyshohet për dallavere me prona, urdhërohet bllokimi i 48 parcelave

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 16:56
Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës që dyshohet për dallavere me prona, urdhërohet bllokimi i 48 parcelave

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit M.B., i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

M.B., dyshohet se në cilësinë e përgjegjësit për arkivin në Depon e Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës, ka keqpërdorur detyrën, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Sipas dyshimeve të Prokurorisë, i pandehuri M.B., gjatë vitit 2023, në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar, përgjegjës për arkivin në Depon e Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës, dyshohet se duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar, ka tejkaluar kompetencat dhe nuk ka përmbushur detyrat zyrtare lidhur me verifikimin e autenticitetit të dokumentacionit arkivor”, thuhet në njoftim.

Ai dyshohet se ndihmoi N.J., në përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, duke i mundësuar kalimin e pronave në posedim të tij.

“Po ashtu, ekziston dyshimi se i pandehuri M.B., me qëllim të mundësimit të përfitimit të kundërligjshëm të të drejtave pronësore për personin tjetër me inicialet N.J., i cili aktualisht gjendet në arrati, ka ndihmuar në përdorimin e dokumenteve publike të falsifikuara, duke mundësuar që prona publike në mënyrë të kundërligjshme të kalojë në emër dhe posedim të personit N.J”, njofton Prokuroria.

Në njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit, në kuadër të veprimeve hetimore dhe me qëllim të parandalimit të tjetërsimit apo humbjes së pasurisë që dyshohet se ndërlidhet me veprimtarinë e kundërligjshme, ka lëshuar urdhër për ndalimin e përkohshëm të 48 parcelave pronësore, vlera e përgjithshme e të cilave dyshohet të arrijë në miliona euro.

dyshohetprishtinësprona

Të ngjashme

Një kosovar në kërkim pas operacionit në Shqipëri, dyshohet se po dërgonte katër kinezë drejt Greqisë

Një kosovar në kërkim pas operacionit në Shqipëri, dyshohet se po dërgonte katër kinezë drejt Greqisë

12:09
Dyshohet se keqpërdorën mbi 62 mijë euro nga grantet ndërkombëtare, arrestohen drejtori dhe menaxheri i një kompanie

Dyshohet se keqpërdorën mbi 62 mijë euro nga grantet ndërkombëtare, arrestohen drejtori dhe menaxheri i një kompanie

15:33

Më shumë nga Lajme

  • 17:46Një muaj paraburgim shtetasit gjerman që dyshohet për kontrabandim armësh
  • 17:33Edukoi shumë gjenerata, vdes mësuesja e njohur
  • 17:32Meta në sallën e gjyqit: Jam akuzuar nga 5 fëlliqësira ambasadash, kur isha president!
  • 17:32Kurti takohet me Mark Rutte në Dublin, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin me NATO-n
  • 17:27Ligji për Specialen nesër në Kuvend, vjen reagimi edhe nga Ambasada Gjermane