Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi reale për anëtarësimin në BE, ndërsa shtoi se synimi është që negociatat të mbyllen brenda vitit 2027.

Komentet Rama i bëri nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), për të folur me një audiencë ekspertësh të Europës e Ballkanit dhe diplomatësh për temën “Udhëtimi Europian i Shqipërisë: Nga aspirata te integrimi”.

“Jemi në një moment tejet përcaktues të historisë sonë. Shohim një derë të hapur si një mundësi reale të vërtetë, për t’u bërë pjesë e kësaj familjeje europiane. Është një moment që është shndërruar në një moment kulmor, ku gjërat që dukeshin të pamundura, tani janë të mundura. Mund të bëhemi pjesë e kësaj familjeje më në fund. Duhet të bëjmë maksimumin që të përmbushim pritshmëritë e palës tjetër. Sigurisht që Europa ka një proces të ndërlikuar vendimmarrjeje. Ajo që është më e rëndësishme është që t’ja dalim me sukses të përmbyllim kapitujt e negociatave. Sot çdo gjë po ecën sipas rregullave dhe jemi dakord edhe me komisionin për këtë. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet që t’i përmbyllim negociatat brenda vitit 2027”, u shpreh Rama