Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Serbi, duke e cilësuar situatën aktuale si një eksperiment social dhe politik, ku në qendër është Lista Studentore dhe mënyra e përzgjedhjes së përfaqësuesve të ardhshëm në parlament dhe qeveri.
Gjatë një takimi në Dublin, me ftesë të Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), Rama u shpreh se është ende herët për të nxjerrë përfundime optimiste mbi ndryshimet politike në Serbi.
Rama theksoi se, për sa i përket marrëdhënieve me Kosovën dhe qëndrimit ndaj sanksioneve kundër Rusisë, nuk vërehen sinjale për një ndryshim të qasjes së Beogradit, raporton Euronews.




