Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Përleshje në Barcelonë, mijëra qytetarë në grevën e përgjithshme në Spanjë

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2026 në 21:45
Përleshje në Barcelonë, mijëra qytetarë në grevën e përgjithshme në Spanjë

Përleshje mes protestuesve dhe policisë kanë shpërthyer në Barcelonë, pasi dhjetëra mijëra qytetarë iu bashkuan grevës së përgjithshme në Spanjë, e para në 14 vjet. Greva u thirr nga sindikatat kryesore të vendit, në shenjë proteste kundër krizës së banimit dhe rritjes së kostos së jetesës.

Rreth 120 mijë persona morën pjesë në një protestë në kryeqytetin Madrid, ndërsa më shumë se 50 mijë të tjerë dolën në rrugët e Barcelonës

Pamjet nga Barcelona tregojnë persona të maskuar duke u vënë flakën kontejnerëve të mbeturinave dhe duke thyer vitrinat e dyqaneve, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Sipas BBC, Greva shkaktoi ndërprerje të konsiderueshme në transport dhe në shërbimet e tjera publike në mbarë Spanjën.

Ministria e Brendshme bëri të ditur se dhjetëra persona janë arrestuar për incidente të ndryshme.

Greva erdhi pas protestave të gjera kundër vështirësive për të siguruar banim të përballueshëm dhe rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës.

Pakënaqësia u shtua pas rastit të Maricarmen Abascal, 87-vjeçares e cila u dëbua nga banesa e saj në Madrid, ku kishte jetuar për plot shtatë dekada. Ajo ndërroi jetë në spital disa javë pas dëbimit.

përleshjebarcelonëmijëra

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 19:52BE-ja finalizon marrëveshjen për buxhetin e vitit 2027
  • 19:32Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletëarreste ndërkombëtare për tre iranianë
  • 19:11Pas kërcënimeve nga Irani, sekretari i Thesarit i ShBA-së vendoset në një bazë ushtarake
  • 18:12Vdes papritmas ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev
  • 17:46Grevë e përgjithshme në Spanjë, kriza e banesave ndez protestat para zgjedhjeve