Ambasadori i Rusisë në Uashington, Alexander Darchiev, ka vdekur në moshën 66-vjeçare, tha të mërkurën Ministria e Jashtme e Rusisë. Shkaktari i vdekjes së tij nuk është konfirmuar publikisht.
Darchievi “vdiq papritmas”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme, e cila diplomatin e përshkroi si “profesionist të jashtëzakonshëm”, raporton televizioni CNN.
“Alexander Darchiev shërbeu në njërën nga fushat më kërkuese të politikës së jashtme ruse. Ne ua shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të përzemërta familjes dhe të dashurve të Darchievit” – thuhet më tej.
