Një foshnjë rreth 11-muajshe është gjetur e varrosur e gjallë brenda një kafazi për qen, pasi dyshohet se ishte rrëmbyer nga babai i saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Karolinën e Jugut, ShBA, ku, sipas CNN, foshnja kishte kaluar më shumë se 24 orë nën tokë
Pas shpëtimit, foshnja u dërgua me urgjencë në spital, bëri të ditur sherifi i Qarkut Lexington, Jay Koon.
“Foshnja po mbahej fort pas jetës dhe qante”, deklaroi Koon gjatë një konference për shtyp të martën. “Ishte tingulli më i mirë që mund të dëgjoni ndonjëherë nga një foshnjë që qan”, shtoi ai.


