Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Ushtari i ushtrisë amerikane arrestohet në Britani, dyshohet për spiunazh në favor të Rusisë

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2026 në 22:58
Ushtari i ushtrisë amerikane arrestohet në Britani, dyshohet për spiunazh në favor të Rusisë

Një ushtar i ushtrisë amerikane është arrestuar në Britaninë e Madhe, nën dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë, bëjnë të ditur autoritetet britanike kundër terrorizmit.

Ushtaraku 41-vjeçar, me gradë të lartë, u arrestua të martën në afërsi të Gloucesterit

Policia Kundër Terrorizmit në Londër njoftoi se arrestimi u krye në bazë të neneve 1 dhe 3 të Ligjit për Sigurinë Kombëtare të vitit 2023 (National Security Act 2023), raporton BBC.

Neni 1 i këtij ligji lidhet me marrjen ose zbulimin e informacioneve të mbrojtura, ndërsa neni 3 parashikon veprën e ndihmës ndaj një shërbimi të huaj të inteligjencës.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, në një deklaratë lidhur me rastin, tha:

"Ky arrestim i rëndësishëm lidhet me akuza për spiunazh, çështje që përbën shqetësim maksimal për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë".

Sipas BBC, zëvendëskomisionerja ndihmëse Vicki Evans, nga Policia Kundër Terrorizmit në Londër, e cilësoi arrestimin si "të rëndësishëm".

"Akuzat janë serioze dhe hetimi ynë është ende në zhvillim të plotë", deklaroi ajo.

Ushtari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, aktualisht mbahet në paraburgim në një stacion policor në Londër.

ushtariushtrisë

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:55Shkon në 12 numri i viktimave nga aksidentet zinxhirore në autostradën bullgare
  • 21:34Skoci: Shoferi godet me makinë 7 persona, policia nis hetimet
  • 20:28Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij
  • 20:11Parlamenti i ri i Izraelit betohet mes tensionesh, Netanyahu humb shumicën parlamentare
  • 20:00Vritet në mes të ditës shqiptari në Spanjë