Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Qendra “Gjenocidi në Kosovë” letër krerëve të shtetit: Të zhbëhet Gjykata Speciale

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 07:59
Qendra “Gjenocidi në Kosovë” letër krerëve të shtetit: Të zhbëhet Gjykata Speciale

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” u ka drejtuar një letër institucioneve dhe liderëve politikë të Kosovës, duke kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe zhbërjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Në letrën drejtuar kryetares së Kuvendit dhe ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, kryeministrit Albin Kurti, deputetëve të Kuvendit dhe kryetarëve të partive politike, Qendra shpreh shqetësimin për atë që e cilëson si rrezik për pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Sipas Qendrës, vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës i 16 shtatorit përbën, siç thuhet në letër, “një goditje të rëndë ndaj dispozitave themelore të Kushtetutës së Kosovës”.

Qendra pretendon se vendimi e paraqet realizimin e pavarësisë së Kosovës në mënyrë që, sipas saj, bie ndesh me të vërtetën historike të luftës çlirimtare.

Në letër përmendet edhe deklarata e miratuar më 28 shtator nga 99 deputetë të Kuvendit të Kosovës. Sipas Qendrës, përmes kësaj deklarate institucionet shtetërore u ftuan të ndërmarrin veprime për “mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare të popullit të Kosovës”, si dhe për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore.

Qendra i referohet gjithashtu zhvillimeve të 29 shtatorit, kur u bë e ditur caktimi i Panelit të Apelit që do të shqyrtojë ankesat në rastin ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Në letrën e saj, Qendra shpreh dyshime mbi përbërjen e Panelit të Apelit, duke theksuar se disa prej gjyqtarëve kanë qenë pjesë e paneleve të mëparshme në çështjet ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës.

“Prandaj rezultati i vendimit të Panelit të Apelit është DÉJÀ VU!”, thuhet në letër.
Qendra kërkon që, në këtë situatë, çështja e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe abrogimi i nenit 162 të Kushtetutës së Kosovës të trajtohen si “imperativ kategorik”.

“Vetëm zhbërja e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm mund të shpëtojë Kosovën nga rreziku i madh që i kanoset”, thuhet më tej.

Qendra u bën thirrje forcave politike që të ruajnë konsensusin e arritur me deklaratën e 28 shtatorit dhe, siç shprehet ajo, të veprojnë të bashkuara përballë zhvillimeve që i konsideron kërcënuese për Kosovën.

Ajo vlerëson se një konsensus i tillë politik do të mund të ndikonte në uljen e tensioneve të brendshme dhe në rritjen e unitetit shoqëror përballë presioneve të jashtme.


kosovësqendraletër

Të ngjashme

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

22:00
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

19:20
​Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra

​Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra

17:06
“Nuk i falet skenës politike", Gruda kërkon nga Qeveria procedimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

“Nuk i falet skenës politike", Gruda kërkon nga Qeveria procedimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

11:42

Më shumë nga Lajme

  • 08:55S’përfshihet projektligji i PDK për Specialen, këto janë 35 pikat e mbledhjes së Qeverisë për sot
  • 08:54Von der Leyen sot në Tiranë, nesër në Prishtinë
  • 08:26Caktimi i panelit, avokati i Popullit për Specialen: Shqetësuese, s’iu nënshtrua asnjë kontrolli
  • 08:24Haziri: Ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet para 6 tetorit
  • 07:45Nesër protesta e madhe, Gucati shpalos tri kërkesat: Nëse nuk realizohen, nuk do të rrimë duarkryq