Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Hoti: Qeveria Kurti është kaos institucional, kemi ministra që nuk e dinë as ku janë, as çfarë bëjnë

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2026 në 22:38
Hoti: Qeveria Kurti është kaos institucional, kemi ministra që nuk e dinë as ku janë, as çfarë bëjnë

Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është hera e parë në historinë e Kosovës që, edhe pse kemi Kuvend dhe Qeveri, buxheti aprovohet pas afatit ligjor dhe se për këtë partisë në pushtet nuk i bëhet vonë.

Edhe pse Qeveria e vendit, sipas tij, është në dijeni se buxheti duhet të aprovohet para datës 31 tetor, ajo ka vendosur ta shkelë ligjin dhe Kushtetutën, sepse për të kjo tashmë është bërë normë.

Deputeti Hoti ka folur edhe për mungesën e realizimit të investimeve kapitale, ku pothuajse në asnjë vit nuk është kaluar shifra prej 30 për qind, duke përfshirë këtu edhe pagesat e shumta si pasojë e humbjes së rasteve gjyqësore.

Viti 2016 rezulton të jetë viti me realizimin më të madh sa u përket investimeve kapitale. Sipas Hotit, kjo ka ndodhur gjatë qeverisjes së Isa Mustafës, qeveri kjo që, sipas tij, ishte më efikasja që ka pasur vendi ndonjëherë.

Hoti e ka cilësuar qeverisjen e sotme si kaotike dhe, sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse nuk ka realizim të investimeve kapitale.

“Këtu është kaos institucional, këtu ka ministra që nuk e dinë as ku janë nëpër ato ministri, sepse nuk ka kuptim të qëndrosh në zyrë dhe të mos e realizosh buxhetin që e ke në dispozicion. Nëse i merr këto pesë vitet e fundit të qeverisjes, kanë pasur buxhet rreth 17 miliardë euro. Prej tyre, vetëm 3.1 miliardë janë investime kapitale. Megjithatë, kur e merr si shifër, është goxha e madhe, 3.1 miliardë, por nëse tenton të bësh një listë të projekteve se ku janë ato projekte në të cilat shteti ka investuar këto miliarda euro, nuk mund t’i identifikosh, s’ke gjasa t’i identifikosh. Nuk kanë rrugë të gjata, nuk ka projekte të mëdha me të cilat do të identifikoheshin këto investime”, ka thënë Hoti në T7.

kapitalekosovëshoti

Të ngjashme

Koopman për statusin e kandidatit të Kosovës: Ende s’jemi në atë pikë, ligji për Specialen është i padobishëm

Koopman për statusin e kandidatit të Kosovës: Ende s’jemi në atë pikë, ligji për Specialen është i padobishëm

20:04
Kurti kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së: Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian

Kurti kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së: Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian

19:49
Heroina Telaku zgjidhet ambasadore e Kosovës në Kolumbi

Heroina Telaku zgjidhet ambasadore e Kosovës në Kolumbi

13:31
Hoti – Osmanit: Kur të mbaron turizmi politik – mbetesh në rrugë i frustruar e nervozuar deri në ofertën e radhës

Hoti – Osmanit: Kur të mbaron turizmi politik – mbetesh në rrugë i frustruar e nervozuar deri në ofertën e radhës

10:02

Më shumë nga Lajme

  • 22:53Pezullimi i fluturimeve, deklarohet Qeveria amerikane
  • 22:24S’i vjen rendi ligjit të Speciales, Haxhiu e ndërpret seancën për mungesë kuorumi: Vazhdojmë kur të dakordohemi, natën e mirë
  • 21:26Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet
  • 21:25Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për ndihmë në vrasje
  • 21:16Musliu i kërkon Rizvanollit garanci për furnizimin me rrymë gjatë dimrit: Qytetarët u mbytën duke paguar