Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2026 në 21:26
Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për televizionin francez France 24 se pret që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian gjatë javëve ose muajve të ardhshëm.

Në intervistë, Kurti ka shprehur keqardhje që Kosova, katër vjet pas aplikimit për anëtarësim në BE, ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat.

Ai ka thënë se Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk e ka këtë status, duke ia atribuuar vonesën faktit se Këshilli Evropian nuk i ka kërkuar Komisionit Evropian të përgatisë opinionin për aplikimin e Kosovës.

“Ne i kemi kryer të gjitha detyrat tona sa u përket indekseve demokratike, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, transparencës, lirisë së shtypit, demokracisë zgjedhore dhe demokracisë liberale”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se Kosova nuk kërkon trajtim të privilegjuar në procesin e integrimit evropian, por një proces të bazuar në meritë.

“Ne nuk duam rrugë të shkurtra, dyer të pasme apo procedura të përshpejtuara. Duam një proces të bazuar në meritë dhe jemi të gatshëm për këtë. Jemi të gatshëm t’u përgjigjemi me përkushtim dhe kujdes mijëra pyetjeve në pyetësorin që ende nuk na është dërguar”, ka thënë ai.

Kurti ka përmendur dinamikat e brendshme në Këshillin e BE-së si arsye për vonesën e nisjes së këtij procesi, duke iu referuar pesë shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Spanjës, Qipros, Rumanisë, Greqisë dhe Sllovakisë.

I pyetur nëse Kosova mund t’ua ndryshojë qëndrimin këtyre shteteve, Kurti ka thënë se bashkëpunimi dhe komunikimi me to është rritur.

Ai ka përmendur si shembuj njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja dhe ngritjen e statusit të zyrës së Kosovës në Athinë.

“Ne u kemi kërkuar që t’i bashkohen shumicës, 22 vendeve anëtare të BE-së që na njohin. Ka pasur njëfarë përparimi gradual. Këto janë shenja pozitive, por njohja ende nuk ka ndodhur”, ka deklaruar Kurti.

Megjithatë, ai ka thënë se pesë shtetet mosnjohëse nuk përbëjnë pengesë për dërgimin e pyetësorit të Kosovës në kuadër të procesit të anëtarësimit.

Duke folur për kritikat e Komisionit Evropian lidhur me reformat në Kosovë, veçanërisht për pavarësinë e gjyqësorit, Kurti ka pranuar se ka vërejtje ndaj sistemit të drejtësisë, por ka thënë se pikërisht për këtë arsye kanë nisur reformat.

Ai ka bërë të ditur se Kosova është pranë themelimit të një byroje për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme.

“Pra, nuk mund të kesh një pagë mesatare dhe një vilë të madhe, apo disa të tilla”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, procesi i integrimit në BE, përmes hapjes dhe mbylljes së kapitujve dhe grupkapitujve, do të ndihmonte Kosovën në reformimin e mëtejshëm të sistemit të drejtësisë dhe administratës publike.

Në pjesën e intervistës që lidhej me raportet Kosovë-Serbi, Kurti ka thënë se është ende herët të vlerësohet nëse pas zgjedhjeve në Serbi mund të hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Megjithatë, ai ka ritheksuar se Kosova synon normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke.

“Ne duam normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke. Nuk ka makinë kohe për t’u kthyer në shekullin e 20-të”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se Kosova është shtet i pavarur dhe republikë demokratike, ndërsa ka thënë se sa më shpejt që Beogradi ta pranojë këtë realitet, aq më mirë do të jetë për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

kurtikosovanjohin

Të ngjashme

Kurti kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së: Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian

Kurti kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së: Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian

19:49
"Kosova flen mbi qymyr”, Debati për rrymën, Hykmete Bajrami i lëshon deklarimet e Kurtit në Kuvend

"Kosova flen mbi qymyr”, Debati për rrymën, Hykmete Bajrami i lëshon deklarimet e Kurtit në Kuvend

18:54
Kurti dhe Parmelin diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës

Kurti dhe Parmelin diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës

13:23
E rëndë në Austri: 47-vjeçari nga Kosova vret gruan, besonte se ajo ishte shtrigë

E rëndë në Austri: 47-vjeçari nga Kosova vret gruan, besonte se ajo ishte shtrigë

13:15

Më shumë nga Lajme

  • 22:38Hoti: Qeveria Kurti është kaos institucional, kemi ministra që nuk e dinë as ku janë, as çfarë bëjnë
  • 22:24S’i vjen rendi ligjit të Speciales, Haxhiu e ndërpret seancën për mungesë kuorumi: Vazhdojmë kur të dakordohemi, natën e mirë
  • 21:25Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për ndihmë në vrasje
  • 21:16Musliu i kërkon Rizvanollit garanci për furnizimin me rrymë gjatë dimrit: Qytetarët u mbytën duke paguar
  • 20:38Haziri kritikon çmimin e energjisë: Familjet po paguajnë më shtrenjtë, mos i fshihni problemet pas luftërave