Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Punëtorët e KRU “Hidrodrini” nisin grevën për shkak të pagave

GD
Gazeta Demos17 dhjetor 2025 në 13:45
Punëtorët e KRU “Hidrodrini” nisin grevën për shkak të pagave

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “Hidrodrini” ka filluar sot grevën e paralajmëruar njëorëshe.

Greva paralajmëruese është realizuar me pjesëmarrjen e mbi 100 punëtorëve, gjatë së cilës janë paraqitur dhe prezantuar kërkesat zyrtare të Sindikatës, si dhe janë sqaruar publikisht dhe në mënyrë transparente të gjitha veprimet dhe hapat ligjorë të ndjekur nga Sindikata deri në fillimin e kësaj greve.

“Hidrodrini” ka theksuar se procesi i negociatave për rritjen e pagave ka filluar më 23.10.2025, në përputhje me obligimet ligjore për dialog social, dhe se rrugët e dialogut dhe negocimit mbeten të hapura, brenda kompetencave dhe kushteve tashmë të njohura për palët përfshirëse, përkatësisht Sindikatën, menaxhmentin e KRU “Hidrodrini” Sh.A., Ministrinë përgjegjëse dhe Qeverinë e Kosovës.

“Po ashtu, Shoqata Sindikale njofton se greva është përkrahur me nënshkrim nga shumica e punëtorëve, duke tejkaluar pragun ligjor prej 1/3 të punonjësve, ashtu siç kërkohet shprehimisht nga legjislacioni në fuqi, çka konfirmon ligjshmërinë e plotë të kësaj greve si në aspektin formal, ashtu edhe në atë material. Për garantimin e rendit publik, sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktivitetit sindikal, gjatë zhvillimit të grevës ka qenë e pranishme edhe Policia e Kosovës, në përputhje me kompetencat e saj ligjore”, thuhet në njoftim.

“Greva paralajmëruese vazhdon më 18.12.2025 dhe në ditët në vijim, në orarin e njëjtë, nga ora 09:00 deri në 10:00, në të gjithë njësitë operative përfshire: Istog, Klinë, Deçan dhe Junik si dhe para Zyrës Qendrore të KRU“HIDRODRINI”Sh.A deri në ndërmarrjen e hapave konkretë për adresimin e kërkesave të punëtorëve ose deri në një njoftim tjetër zyrtar nga Këshilli i Grevës”.

KRU “Hidrodrini”

Më shumë nga Lajme

  • 12:31Kurti e Abdixhiku pas pak pritet të takohen në Kuvend
  • 12:25Reagon Avdullah Hoti: Po i përcjell qëndrimet e VV-së, LDK ka vullnet
  • 12:25Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, Komuna e Prishtinës ndërmerr këtë veprim
  • 12:23Arrestohet një person në Shtime, dyshohet për ngacmim seksual
  • 11:50Ambasadori Ajeti pas tragjedisë në Gjermani: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane