Brukseli është mbushur sot nga një numër i madh pjesëtarësh të mërgatës shqiptare, të cilët u ngritën në protestë kundër dënimeve të shqiptuara nga Gjykata Speciale ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajme
Protestë në Bruksel kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve e UÇK-së

Me këngë patriotike dhe flamuj të UÇK-së, Kosovës, Shqipërisë e SHBA-së, protestuesit ngritën zërin për padrejtësinë ndaj çlirimtarëve.
Në fotot e publikuara, në protestën e organizuar nga diaspora janë bashkuar edhe dhjetëra qytetarë nga Kosova, në mesin e të cilëve ishin udhëheqës të platformës “Liria Ka Emër”, poashtu vëllai i Kadri Veselit i shoqëruar nga Hysni Gucati.


