Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Protesta e mbrëmshme, Policia: Pas përfundimit, pati vozitje të rrezikshme

GD
Gazeta Demos19 shtator 2026 në 11:19
Protesta e mbrëmshme, Policia: Pas përfundimit, pati vozitje të rrezikshme

Një protestë e qytetarëve është mbajtur mbrëmë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë pakënaqësie lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta ka nisur rreth orës 21:00, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se situata gjatë tubimit ka qenë kryesisht e qetë dhe se nuk është raportuar për incidente të sigurisë.

Sipas Policisë, njësitë policore kanë monitoruar situatën dhe kanë menaxhuar sigurinë në zonë, ndërsa njëkohësisht kanë kontrolluar edhe rrjedhën e trafikut.

Rreth orës 23:30, pjesëmarrësit kanë nisur të shpërndahen në mënyrë të qetë. Megjithatë, një pjesë e tyre janë zhvendosur drejt bazës së EULEX-it, ku kanë vazhduar protestën për rreth 30 minuta.

Më pas, protestuesit janë kthyer në drejtim të Prishtinës dhe, me automjetet e tyre, kanë vazhduar të qarkullojnë në disa rrugë të kryeqytetit.

Policia ka thënë se gjatë këtyre lëvizjeve janë krijuar kolona në trafik dhe se disa drejtues automjetesh kanë kryer, sipas saj, vozitje të rrezikshme.

“Defilimet e tyre me vetura, përveç krijimit të kolonave në trafik, kanë kryer edhe vozitje të rrezikshme, madje edhe kanë shkaktuar rrezik për pjesëmarrësit e tjerë në trafik, por edhe për veten e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Për shkak të situatës në trafik, Policia ka ndërmarrë masa shtesë, duke përfshirë ndërprerjen dhe riorientimin e përkohshëm të qarkullimit në disa pjesë, me qëllim të shmangies së bllokimeve dhe aksidenteve të mundshme.

Sipas Policisë, këto lëvizje kanë vazhduar deri në orët e vona pas mesnatës.

Policia ka theksuar se do të vazhdojë angazhimet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke respektuar të drejtën e qytetarëve për të shprehur pakënaqësitë e tyre në mënyrë demokratike dhe në përputhje me ligjet në fuqi.

“Njëkohësisht, do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj atyre që bien ndesh me ligjin dhe ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat e trafikut rrugor”, thuhet në njoftim.

Në fund, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, ndërsa ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë protestave dhe lëvizjeve në trafik.

“Apelojmë që të kenë kujdes të shtuar, të mos dëmtojnë pronën publike e private, të respektojnë ligjet, e në veçanti rregullat në trafikun rrugor, sepse është interes i sigurisë së përgjithshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

kanëpoliciavozitje

Të ngjashme

Policia jep detaje për protestën e mbrëmshme pranë bazës së EULEX-it

Policia jep detaje për protestën e mbrëmshme pranë bazës së EULEX-it

08:21
E konfirmon Policia: Suspendohet zyrtari i trafikut pas incidentit me Aida Dërgutin

E konfirmon Policia: Suspendohet zyrtari i trafikut pas incidentit me Aida Dërgutin

20:09
Musliu thirrje të rinjve: Mos vendosni maska, nuk kemi nevojë të fshihemi për të mbrojtur vlerat

Musliu thirrje të rinjve: Mos vendosni maska, nuk kemi nevojë të fshihemi për të mbrojtur vlerat

14:45
Policia tregon si u zhvillua protesta për ish-krerët e UÇK-së: Morën pjesë mijëra qytetarë

Policia tregon si u zhvillua protesta për ish-krerët e UÇK-së: Morën pjesë mijëra qytetarë

14:44

Më shumë nga Lajme

  • 13:04Koci avokatëve të krerëve të UÇK-së: I morët 40 milionë euro, tregoni çka ndodhi?
  • 13:00Verdikti në Hagë, Dodë Gjergji: Të bashkohemi për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë
  • 12:58Vazhdon protesta kundër Hagës, “Liria ka Emër”: Shihemi n’21:00 n’shesh
  • 11:45Lëvizja e automjeteve ushtarake, FSK njofton qytetarët: Nga 21 shtatori fillon ushtrimi “VALOR SHIELD 2026”
  • 11:43Kërkesa e komandantit të FSK-së: Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut A5