eputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ngritur shqetësime lidhur me anulimin e tenderit të Policisë së Kosovës për furnizimin me goma dimërore.
Musliu ka vënë në pikëpyetje gatishmërinë e Policisë për përballimin e kushteve të vështira atmosferike, në rast të reshjeve të borës, nëse automjetet e saj nuk pajisen me goma dimërore.
Ajo ka theksuar se Policia e Kosovës ka obligim t'i gjobisë qytetarët që qarkullojnë në rrugë pa pajisjet e nevojshme dimërore, ndërsa ka ngritur dilemën se si do ta përmbushë këtë detyrë nëse edhe veturat policore nuk janë të pajisura me goma të tilla.




