Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: Nuk kam hapur procedurë disiplinore

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 13:13
Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: Nuk kam hapur procedurë disiplinore

Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhijaj, ka folur lidhur me rastin e Arlinda Zekajt dhe veprimet e ndërmarra nga gjykata.

I pyetur nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani nëse ka hapur procedura disiplinore lidhur me këtë rast, Haxhijaj tha se për këtë çështje ekziston një komunikatë e publikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykata Themelore në Pejë.

“E kemi një komunikatë që është publikuar prej Këshillit Gjyqësor dhe gjykatës, për veprimet që janë ndërmarrë prej fillimit deri në përfundim. Nuk kam hapur procedurë disiplinore”, ka deklaruar Haxhijaj.

Ndërkohë, seanca fillestare ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, e paraparë të mbahej sot në Gjykatën Themelore në Pejë, është shtyrë.

Seanca, në kuadër të rastit penal për veprën penale “Kanosja”, ishte caktuar për orën 11:00, por u shty pas kërkesës së avokatit të palës së dëmtuar, Besnik Berisha.

Seanca e radhës është caktuar për 24 nëntor 2026, në orën 13:00.

haxhijajveprimetgjykatës

Më shumë nga Lajme

  • 13:54Kurti foli për 171 mjekë të kthyer, Oda e Mjekëve: 40 janë kthyer për 8 vjet, shumica punojnë në privat, 521 janë të papunë
  • 13:41Pas Berlinit dhe Hagës, Hoxhaj në Irak, takon ish-kryeministrin bullgar dhe ish-kryediplomatin turk
  • 13:15Dramë në një shkollë në Mostar të BeH-së: Një nxënës aktivizon një bombë tymuese
  • 12:55Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?
  • 12:53Sveçla flet për gomat e Policisë: Kemi rezerva për 73 për qind të veturave