Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Policia e Kosovës ndan detaje nga operacioni për kapjen e trafikuesve të narkotikëve, në Greqi

GD
Gazeta Demos15 gusht 2026 në 22:18
Policia e Kosovës ndan detaje nga operacioni për kapjen e trafikuesve të narkotikëve, në Greqi

Pas një hetimi të gjatë dhe bashkëpunimi të ngushtë ndërkombëtar, autoritetet greke kanë arrestuar në Selanik dy persona dhe kanë sekuestruar rreth 325 kilogramë marihuanë, me destinacion Turqinë.

Operacioni është rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale të Republikës se Kosovës dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut e Greqisë.

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, ka luajtur rol aktiv në shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin operacional që ka kontribuar në këtë rezultat.

Në kuadër të hetimit, në Republikën e Kosovës janë ndërmarrë veprime policore dhe procedurale, ndërsa rasti mbetet nën hetim.

Ky operacion dëshmon se krimi i organizuar nuk njeh kufij dhe se bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor për goditjen e rrjeteve kriminale.

Policia e Kosovës, me mbështetjen e institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë, po dëshmon kapacitetet dhe profesionalizmin e saj në luftën kundër trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve.

Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përfshirja e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, përfshirë INTERPOL-in, janë domosdoshmëri për një luftë edhe më efektive kundër krimit ndërkufitar.

kosovëspolicianarkotikëve

Të ngjashme

Policia ekstradon dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Franca

Policia ekstradon dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Franca

21:07
Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

14:00
Publikohet formacioni i Kosovës, shumë ndryshime në përballjen ndaj Irlandës

Publikohet formacioni i Kosovës, shumë ndryshime në përballjen ndaj Irlandës

20:20
Haxhiu në Bruksel, i kërkon PE-së angazhim për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE

Haxhiu në Bruksel, i kërkon PE-së angazhim për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE

19:24

Më shumë nga Lajme

  • 11:08Jakup Krasniqi niset drejt Kosovës, raportohet se arsyeja lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes
  • 11:04Sali Berisha në foltore, Edi Rama e gjuan me fjalë: Po të bien pantallonat, ik tani
  • 10:56Del jashtë funksionit rrjeti i klasifikuar i komunikimeve të sigurisë kombëtare në SHBA
  • 10:51Çitaku priti në takim përshëndetës ambasadorin Malaj: Mbrojtja e UÇK-së është mision i përbashkët i shqiptarëve
  • 10:40Operacioni “Heshtja”, Prokuroria: Do të kërkohet paraburgim për të arrestuarin e fundit, dyshohet për narkotik