Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haxhiu në Bruksel, i kërkon PE-së angazhim për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2026 në 19:24
Haxhiu në Bruksel, i kërkon PE-së angazhim për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga Parlamenti Evropian që të shqyrtohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, ku ajo po merr pjesë në Konferencën Botërore për e-Parlamentin, Haxhiu ka takuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Ajo thotë se ka vlerësuar angazhimin e Metsolës që zgjerimi i BE-së të mbetet në qendër të agjendës politike evropiane.

“Në dhjetor mbushen katër vjet që kur Kosova dorëzoi kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vendi ynë është plotësisht i përafruar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, ndërsa qytetarët tanë janë ndër mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit në gjithë rajonin. Ata meritojnë të shohin përparim konkret në rrugën drejt BE-së. Prandaj, i kërkova Presidentes Metsola të angazhohet që Këshilli i BE-së ta ftojë Komisionin Evropian të japë mendimin për kërkesën e Kosovës, siç ka kërkuar edhe vetë Parlamenti Evropian.”, ka shkruar Haxhiu,

Ajo ka thënë se Kuvendi i Kosovës, po u jep përparësi ligjeve që lidhen me reformat evropiane.

“Biseduam edhe për forcimin e bashkëpunimit me Parlamentin Evropian përmes Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit dhe shkëmbimeve të drejtpërdrejta ndërmjet deputetëve dhe administratave të dy parlamenteve. Kërkova gjithashtu mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kuvendit të Kosovës në Unionin Ndërparlamentar (IPU), që është edhe bashkorganizator i kësaj konference. Presidentja Metsola u zotua se do të ndihmojë në këtë drejtim. Në fund, e ftova për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.”, ka thënë kryeparlamentarja.

kosovësevropianhaxhiu

Të ngjashme

Haxhiu: Presim sqarime nga Komisioni Evropian për këngët nacionaliste që u kënduan në hapjen e Forumit të zgjerimit të BE-së

Haxhiu: Presim sqarime nga Komisioni Evropian për këngët nacionaliste që u kënduan në hapjen e Forumit të zgjerimit të BE-së

09:24
Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin

Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin

19:32
Shiroka Pula takon ambasadorin slloven, në fokus anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe investimet

Shiroka Pula takon ambasadorin slloven, në fokus anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe investimet

16:37
Qeveria e Kosovës reagon pas vendimit të Gjykatës Speciale

Qeveria e Kosovës reagon pas vendimit të Gjykatës Speciale

15:50

Më shumë nga Lajme

  • 19:34Vdes veterani i arsimit, Xhevat Gashi
  • 19:25Rama thirrje kryeministrit: Zgjohu zotëri Kurti, se na more në qafë të gjithëve
  • 18:59“Janë të lidhur edhe vetë”, Gjini për Qeverinë: Po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike
  • 18:55Djali i Fadil Fazliut: Babai im dhe të tjerët është dashur të shpalleshin të pafajshëm
  • 18:46Dënimi i Thaçit, reagon Presidentja: Shqetësues aktgjykimi i sotëm sa i përket respektimit të të drejtave të palëve