Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me këngët nacionaliste të cilat u kënduan në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Haxhiu tha se është thellësisht shqetësuese të këndohen këngë serbë që promovohen pretendime territoriale mbi Kosovën, në një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me BE-në.
“Një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk mund të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve”,tha ajo.
Haxhiu deklaroi se presim sqarime nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme.
Reagimi i plotë:




