Drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Kryeqytet, Jeta Rafuna ka shkruar në lidhje me dëmet e shkaktuara nga era në fundjavë në sera bujqësore.

Ajo ka thënë se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë sera bujqësore, dhe se të gjithë fermerët që kanë pësuar dëme mund t’i paraqesin kërkesat për vlerësimin e dëmeve pranë Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore.

“Vendi i dorëzimit të kërkesave: Sportelet në katin përdhes të objektit të Komunës së Vjetër. Ftohen të gjithë fermerët e prekur që të paraqesin kërkesat e tyre, në mënyrë që dëmet e shkaktuara të evidentohen dhe të trajtohen nga komisioni përkatës”, thuhet në njoftim.