Një grua ka vdekur gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi dyshohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore derisa po intervistohej nga zyrtarët policorë.
Sipas Dukagjinit, brenda Policisë në Prizren, rasti ka ndodhur rreth orës 01:32, kur gruaja derisa po intervistohej nga njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHIN), i ishte përkeqësuar gjendja shëndetsore.
Pas kërkesës për intervenimin e ekipit të urgjencës dhe dhënies së trajtimit fillestar, ajo është nisur drejt Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.




