Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Bajrami pas skandalit në Bruksel: Kosova pret sqarim të menjëhershëm nga KE-ja dhe komisionerja Kos

GD
Gazeta Demos15 nëntor 2026 në 22:51
Bajrami pas skandalit në Bruksel: Kosova pret sqarim të menjëhershëm nga KE-ja dhe komisionerja Kos

Ambasadori kosovar, Agron Bajrami, ka thënë se interpretimi i muzikës së këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës në një aktivitet zyrtar të Komisionit Evropian është e papranueshme. 

Bajrami në një postim në “X” ka thënë se pret sqarim nga Komisioni Evropian dhe komisionerja për zgjerim Marta Kos lidhur me mënyrën se si u përzgjodh dhe u miratua ky repertor. 

“Në koncertin e hapjes së Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, të organizuar nga Komisioni Evropian nën drejtimin e komisioneres Marta Kos, u interpretua kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”. Ky nuk është shkëmbim kulturor. Kënga promovon pretendime të qarta politike mbi territorin e Republikës së Kosovës. Përfshirja e saj në një aktivitet zyrtar të Komisionit Evropian, kushtuar zgjerimit, unitetit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, është e papranueshme. Republika e Kosovës pret një sqarim të menjëhershëm nga Komisioni Evropian dhe komisionerja Kos lidhur me mënyrën se si u përzgjodh dhe u miratua ky repertor. Vlerat evropiane, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe besueshmëria e procesit të zgjerimit të BE-së nuk mund të pajtohen me dhënien e një platforme pretendimeve irredentiste kundër një vendi që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Bajrami në platformën “X”. 

Muzika e këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës është interpretuar në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që organizohet nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisioneres për zgjerim Marta Kos.

Edicioni i dytë i këtij Forumi ka nisur sot dhe mbaron të hënën. Kosova nuk është e ftuar në këtë Forum.

Një ditë para ngjarjes kryesore, në kuadër të mbrëmjes hapëse, është interpretuar ndër të tjera edhe muzika e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”.

Sipas programit më 15 nëntor ishte paraparë të interpretonte orkestra e të rinjve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me grupin slloven “Kapobanda”. KOHA ka siguruar videon e interpretimit të muzikës.

Në programin e ditës kryesore, më 16 nëntor, është paraparë të mbajnë fjalime presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, dhe komisionerja për zgjerim Marta Kos. Pritet të flasë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

evropianbajramibruksel

Të ngjashme

Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin

Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin

19:32
Kurti kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së: Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian

Kurti kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së: Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian

19:49
"Kosova flen mbi qymyr”, Debati për rrymën, Hykmete Bajrami i lëshon deklarimet e Kurtit në Kuvend

"Kosova flen mbi qymyr”, Debati për rrymën, Hykmete Bajrami i lëshon deklarimet e Kurtit në Kuvend

18:54
Çitaku i përgjigjet BE-së: Kërkesa për drejtësi dhe integrimi evropian nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën

Çitaku i përgjigjet BE-së: Kërkesa për drejtësi dhe integrimi evropian nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën

10:39

Më shumë nga Lajme

  • 23:03Emini zbulon çfarë ndodhi në Bruksel: Kosova u poshtërua, Marta Kos duhet të kërkojë falje
  • 23:02NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur të jetë e nevojshme
  • 22:36Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë protesta të reja, ultimatum Qeverisë Mickoski
  • 22:35Në favor të Qeverisë, ngrihen dyshime se enti i statistikave po e llogarit qëllimisht gabimisht inflacionin
  • 22:33Kryenegociatori i Kosovës reagon për këngën nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme