Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur të jetë e nevojshme

GD
Gazeta Demos15 nëntor 2026 në 23:02
NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur të jetë e nevojshme

NATO nuk do të mbajë samitin e liderëve të planifikuar për vitin 2027 në Shqipëri, ndërsa Aleanca Veriatlantike pritet të reduktojë edhe numrin e takimeve të nivelit të lartë gjatë kësaj periudhe.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë mund të mbahet në vitin 2028, pasi është vendosur që takimi i planifikuar për vitin 2027 të mos zhvillohet.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se samitet e liderëve do të organizohen vetëm kur të konsiderohen të nevojshme.

Ndryshimet nuk kufizohen vetëm te takimi i liderëve. Edhe ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare nuk do të zhvillojnë takimin e planifikuar për tetor të vitit 2027.

Po ashtu, ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s do të takohen vetëm një herë gjatë vitit të ardhshëm, në vend të dy takimeve që mbaheshin zakonisht.

Vendimi për reduktimin e takimeve të nivelit të lartë vjen në një periudhë tensionesh brenda Aleancës lidhur me shpenzimet për mbrojtjen, si dhe zhvillimet që lidhen me Iranin dhe luftën në Ukrainë.

Kështu, Shqipëria, e cila ishte paraparë të mirëpriste liderët e vendeve anëtare të NATO-s në vitin 2027, mund të presë samitin e radhës në vitin 2028, ose mund edhe të mos mbahet as atëherë.

samitinvitinnato

Të ngjashme

Negociatat ShBA-Rusi, Krasniqi me alarm: Një ditë mund të na thuhet të japim veriun e Kosovës per hyrje në NATO

Negociatat ShBA-Rusi, Krasniqi me alarm: Një ditë mund të na thuhet të japim veriun e Kosovës per hyrje në NATO

20:33
Nga Fatos Nano te Kastriot Islami dhe Elisa Spiropali, historia e përjashtimeve nga Partia Socialiste

Nga Fatos Nano te Kastriot Islami dhe Elisa Spiropali, historia e përjashtimeve nga Partia Socialiste

14:33

Më shumë nga Lajme

  • 23:05Raporti i IPK-së: 11 vjet për ekzekutimin e një urdhërese të gjykatës nga Policia
  • 23:03Emini zbulon çfarë ndodhi në Bruksel: Kosova u poshtërua, Marta Kos duhet të kërkojë falje
  • 22:51Bajrami pas skandalit në Bruksel: Kosova pret sqarim të menjëhershëm nga KE-ja dhe komisionerja Kos
  • 22:36Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë protesta të reja, ultimatum Qeverisë Mickoski
  • 22:35Në favor të Qeverisë, ngrihen dyshime se enti i statistikave po e llogarit qëllimisht gabimisht inflacionin