Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Po të djeg, nale veten”, përplasje mes PDK’së dhe VV’së në KQZ për votimin e mërgatës

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2025 në 15:44
“Po të djeg, nale veten”, përplasje mes PDK’së dhe VV’së në KQZ për votimin e mërgatës

Anëtari i PDK’së në KQZ, Ilir Gashi dhe ai i VV’së, Sami Kurteshi, janë përplasur mes vete në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me votimin jashtë vendit.

Kurteshi akuzoi se PDK po tenton që ta pengojë mërgatën që të votojë.

“Hiç nuk po e kuptoj pse ky kundërshtim me e ofru këtë mundësi për votuesit jashtë. Pse?…Një tendencë e hapur për me pengu mërgatën me votu”, tha Kurteshi.

Gashi i reagoi duke i thënë se kjo nuk qëndron.

“Nuk është e vërtetë kjo që dikush po do me ua ndalu diasporës. S’mundeni ju me iu referu as subjekteve e as personalisht. S’mundesh ti me fol në emër temin”, deklaroi Gashi.

Kurteshi reagoi sërish.

“Ndale veten, merre me të mirë. Unë e di që po të djeg….Pse more koleg po më ndërpret. Po të djeg diku tjetër, po të djeg e vërteta që po do me çdo kusht me ua ndalu mërgimtarëve me votu. Tendeneca është e hapur për pengimin e mërgimtarëve për votim jashtë”, tha Kurteshi.

Gashi paraprakisht tha se po përsëritet një “ndërhyrje flagrante” e MPJD’së në këtë proces, lidhur me pjesën për hapjen e qendrave të votimit jashtë përfaqësive diplomatike.

“Edhe në zgjedhjet e kalume, edhe tash po përsëritet një ndërhyrje flagrante e Ministrisë së Punëve të Jashtme në këtë proces, e cila synon për të hapë qendra jashtë vullnetit të këtij institucioni. Nuk e di nëpër klube, apo në vende të cilat ne nuk e kemi as idenë se ku happen. Prandaj nuk e di, ndoshta kanë edhe interesa ekonomike, sepse ka qendra për 90 mijë euro”, tha ai.

Sipas Gashit, ky veprim përbën shkelje të ligjit.

“Ky institicion nuk mund të hapë qendra jashtë objekteve dhe përfaqësive diplomatike dhe konsullore sepse bën shkelje të ligjit. Për fat të keq, Sekretariati po hyn në matematika që nuk i takojnë”, tha Gashi.

Më shumë nga Lajme

  • 19:29Nata e 17-të e protestës, Haziri: Votojeni ligjin për UÇK-në, s’kemi kohë të presim
  • 19:27Zjarri në qendërën tregtare në Prishtinë, Policia jep detaje: S'ka të lënduar
  • 19:25Dogana e Policia parandalojnë kontrabandë në Merdare, kapen 204 vape me kanabis
  • 19:24Gjini: Shkarkimi i Kryeprokurorit të Speciales, hap drejt totalitarizmit
  • 19:24Musliu: VV-ja janë sponzorizues të kauzës së Gjykatës Speciale