Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

‘Përvëlohet’ Shqipëria, temperaturat arrijnë deri në 42 gradë Celsius

GD
Gazeta Demos17 korrik 2026 në 11:11
‘Përvëlohet’ Shqipëria, temperaturat arrijnë deri në 42 gradë Celsius

Shqipëria do të përjetojë sot një nga ditët më të nxehta të kësaj vere, me temperatura që në disa zona pritet të arrijnë deri në 42 gradë Celsius.

Sipas meteorologes së A2 CNN , Tanja Porja, mëngjesi ka nisur me temperatura më të larta se një ditë më parë, me një rritje prej rreth dy gradësh.

“Në zonat malore temperaturat e mëngjesit variojnë nga 20 deri në 22 gradë, ndërsa në gjysmën perëndimore të vendit ato janë dukshëm më të larta. Berati e ka nisur ditën me 29-30 gradë, një vlerë shumë e lartë për orët e para të mëngjesit”, ka deklaruar Porja.

Gjatë mesditës pritet shtim i vranësirave fillimisht në veri dhe verilindje, të cilat më pas do të shtrihen edhe në zonat qendrore e juglindore, por pa ndikuar ndjeshëm në uljen e temperaturave.

“Temperaturat maksimale do të regjistrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit. Shkodra pritet të kalojë 39 gradët, Kopliku do të shkojë mbi 41 gradë, ndërsa Lezha, Durrësi dhe Velipoja do të arrijnë rreth 39 gradë”, tha meteorologia.

Më shumë nga Lajme

  • 11:30“Kjo është diplomaci”, reagimi i Edi Ramës ndaj Serbisë i pëlqen deputetes britanike
  • 11:29IKShPK apelon për kujdes nga malaria: Mbrohuni nga pickimet e mushkonjave
  • 11:17Kërcënimet për Ibrin, Hoxha i reagon Gjuriqit: Uji është jetë, nuk mban pasaportë
  • 11:05Incident i rëndë në Shkodër: I moshuari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital
  • 10:57Sulm ndaj policëve në Vushtrri, dy persona përfundojnë në mbajtje