Sot, në fshatin Lumbardh, u mbajt një ceremoni përkujtimore me homazhe dhe vendosje kurorash me lule në nderim të jetës dhe veprës së luftëtarit dhe eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj, me rastin e përvjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Në këtë ngjarje morën pjesë bashkëluftëtarë, familjarë e qytetarë të cilët me respekt dhe mirënjohje përkujtuan kontributin e çmuar të Lekajt për lirinë e vendit.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Deçan, theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive për ata që sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Kosovës.