Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë, zhvilloi negociata larg publikut derisa po inskenohej kriza e radhës institucionale

GD
Gazeta Demos14 mars 2026 në 14:31
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë, zhvilloi negociata larg publikut derisa po inskenohej kriza e radhës institucionale

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur “shqetësim të thellë” për kompromiset e fundit të kryeministrit Albin Kurti në lidhje me zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet që prekin komunitetin serb në vend.

PDK tha se përmes këtyre lëshimeve po cenohet drejtpërdrejt sovraniteti i Republikës së Kosovës.

“Me vendimet e fundit, Kurti ka bërë dy lëshime të rënda: ka lejuar funksionimin e institucioneve ilegale të Serbisë brenda territorit të Kosovës dhe ka legjitimuar dokumentet që Serbia i lëshon kundërligjshëm për qytetarët e Kosovës. Me pranimin e tyre, ai i ka bërë strukturat ilegale të Serbisë hisedare në zbatimin e legjislacionit të shtetit të Kosovës”.

PDK akuzoi gjithashtu Kurtin se ka hyrë në negociata për këto lëshime larg vëmendjes së publikut dhe në kohën kur po bëhej kriza e radhës institucionale, duke iu referuar dështimit të zgjedhjes së Presidentit.

“Këto vendime tregojnë se kryeministri Kurti ka zhvilluar negociata larg vëmendjes së opinionit publik, në mungesë të plotë transparence dhe në kohën kur po inskenohej kriza e radhës institucionale, me të cilat ai dhe partia në pushtet po e dëmtojnë funksionalitetin e Republikës së Kosovës”.

Kjo deklaratë e PDK-së vjen pasi ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, në konferencën e sotme për media zbuloi se ka pasë “bisedime intensive me Qeverinë e Kosovës gjatë javëve të fundit”, ndërsa tha se në negociata ka qenë i përfshirë edhe Beogradi zyrtar, me të cilin kishte komunikuar emisari i BE-së, Peter Sorensen.

PDK po ashtu vuri në pah deklaratat e Kurtit se strukturat paralele më nuk ekzistojnë.

“Për vite me radhë, Kurti deklaronte se në Kosovë nuk ekzistojnë më struktura paralele të Serbisë, ndërkohë që me vendimet e tij po e pranon publikisht ekzistencën e tyre dhe po krijon kushte për vazhdimin e funksionimit të tyre. Ironikisht, vetëm pak javë më parë në Davos ai deklaronte para botës se strukturat paralele nuk ekzistojnë më. Ndërsa tani, përmes kompromisit të tij politik, po u jep atyre një legjitimitet të ri”.

PDK vazhdoi duke thënë se “këto lëshime janë vazhdim i logjikës së rrezikshme të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të pranuara nga Kurti pa transparencë dhe pa debat institucional, të cilat tashmë po prodhojnë pasoja konkrete në terren në dëm të interesit shtetëror të Kosovës”.

“Ligjet e Republikës së Kosovës duhet të zbatohen plotësisht dhe njësoj për të gjithë, ndërsa çdo strukturë ilegale që vepron jashtë sistemit shtetëror duhet të mbyllet”.

Partia Demokratike e Kosovës i bëri thirrje Qeverisë Kurti që të ndërpresë “menjëherë politikat e dëmshme që po prodhojnë konfuzion institucional dhe po e fuqizojnë narrativën e Serbisë ndaj Kosovës”.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë