Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri ka folur në lidhje me seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës që është caktuar të mbahet të enjten nga ora 10:00.
Ai ka thënë se kërkesa e grupit parlamentar të Aleancës është miratuar, pasi të enjten do të debatojnë për energjinë, që ka thënë se është tema më e rëndësishme që ka Kosova.
“Ne besojmë se ajo që ka ndodh këto vite gjatë kësaj qeverie, blerja e rrymës mbi 1 miliardë euro duhet të hetohet nga Prokuroria por edhe të ketë hetim në Kuvend. Është e pabesueshme që për gjashtë vite të mos mund të renovohet B1-shi e ju e dini që edhe ajo do të dokumentohet se B1-shi nuk është në funksion dhe nuk do të mund të hyj në funksion këtë dimër. rrjedhimisht, varësia e Kosovës për të blerë rrymë prej tregtarfëve të ndryshëm do të jetë e madhe”, ka thënë Tahiri.
