Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Raport i BE-së për Kosovën alarmant, Lushaku: Do të thirret seancë e jashtëzakonshme

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 12:30
Raport i BE-së për Kosovën alarmant, Lushaku: Do të thirret seancë e jashtëzakonshme

Raport i BE-së për Kosovën alarmant, Lushaku: Do të thirret seancë e jashtëzakonshme

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave pritet të mbahet një seancë për të diskutuar edhe rezultatet e gjetjet e Raportit të Progresit të Bashkimit Evropian.

Lushaku ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë, në bashkëpunim me shefat e grupeve parlamentare, janë diskutuar disa çështje me rëndësi për qytetarët, me theks të veçantë gjendja në shëndetësi dhe sektori i energjisë.

Ajo ka theksuar se gjendja në shëndetësi kërkon vëmendje të veçantë, në mënyrë që qytetarëve të mos u mungojnë shërbimet shëndetësore dhe barnat esenciale.

Sa i përket sektorit të energjisë, ajo ka bërë të ditur se është paraqitur një mocion përmes të cilit synohet të zhvillohet debat parlamentar dhe të kërkohet llogaridhënie lidhur me blerjen dhe menaxhimin e energjisë.

Lushaku ka folur edhe për Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian, të publikuar javën e kaluar, duke e cilësuar atë si alarmant. Sipas saj, raporti ka evidentuar probleme dhe dështime të Qeverisë në disa fusha.

Ajo ka bërë të ditur se në këtë drejtim është ndërmarrë një nismë për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme gjatë kësaj jave, ku deputetët do të diskutojnë rezultatet dhe konstatimet e raportit.

“Për këtë procedurë formale do t’i bëjmë sot nënshkrimet; kemi mbledhur nënshkrime nga të gjitha partitë politike dhe në këtë mënyrë po luajmë rolin tonë si opozitë për të kërkuar llogaridhënie për reformat që ka konstatuar edhe Raporti i Bashkimit Evropian, të cilat nuk janë fare në fokus dhe faktikisht kjo po e stagnon Kosovën në rrugëtimin e saj evropian”, ka thënë ajo.

lushakualarmantseancë

Të ngjashme

Lushaku Sadriu: Gjermania kërkon shmangien e krizave që bllokojnë Kosovën

Lushaku Sadriu: Gjermania kërkon shmangien e krizave që bllokojnë Kosovën

11:07
Lushaku Sadriu: Si shtet, e kemi obligim që në Hagë të zhvillohet një gjykim i drejtë

Lushaku Sadriu: Si shtet, e kemi obligim që në Hagë të zhvillohet një gjykim i drejtë

17:42

Më shumë nga Lajme

  • 12:58​Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshje ndërkombëtare me Suedinë dhe Belgjikën
  • 12:32​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve
  • 12:31Seanca e Kuvendit mbahet të enjten në orën 10:00
  • 12:15Energjia do të diskutohet të enjten në Kuvend, Tahiri: Nga kjo Qeveri u ble rrymë mbi 1 miliardë euro, kjo duhet të hetohet nga Prokuroria
  • 12:12Çitaku pret në takim një delegacion nga IRI: PDK po hyn në një periudhë të rëndësishme, do ta zgjedhë lidershipin e ri