Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, ka deklaruar se Gjermania mbetet partnere dhe mbështetëse e Kosovës në procesin e integrimit evropian.
Duke folur në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova të shtunën, pas vizitës së fundit në Gjermani dhe takimeve të zhvilluara atje, ajo tha se kërkesat e këtij shteti ndaj Kosovës janë të njëjta me kriteret e Bashkimit Evropian.
Lushaku Sadriu theksoi se Gjermania e mbështet Kosovën me të gjitha kapacitetet e saj, por pret që vendi të shënojë përparim dhe të shmangë krizat politike që mund ta bllokojnë atë.

